17:31 / E Martë, 03 Tetor 2023 / MSH

Nesër mbahet akademi përkujtimore për ish Komandantin e UÇK-së Deli Leka

Nën Patronatin e Komunës së Deçanit, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta, nesër me 4 tetor, mbahet akademi përkujtimore kushtuar ish Komandantit të UÇK-së, Deli Leka, i njohur edhe si komandant Betimi, me rastin e një vjetorit të vdekjes së tij.

Pas akademisë përkujtimore e cila do të mbahet në Kullën e Pajtimit në Lumbardh të Deçanit, do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore në varrezat e Lumbardhit.