16:06 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Nesër mblidhet Kryesia, caktohet seanca për gulenistët

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbaj nesër mbledhjen e saj të radhës.

Sipas burimeve të Indeksonline, në mbledhjen që do të mbahet nga ora 10:00, do të vendoset për kërkesën e 40 deputetëve të Kuvendit për të mbajtur debat parlamentar.

Ky debat pritet të mbahet për depërtimin e gjashtë turqve javën e kaluar.

Ndryshe, grupi Parlamentar i LDK-së në bashkëpunim me GP të VV-së dhe GDP-në kanë dërguar sot kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, lidhur me rastin e arrestimit të gjashtë shtetasve turq nga Policia e Kosovës dhe dëbimi i tyre për në Turqi, për siç thuhet “shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës lidhur me deportimin e shtetasëve turq”./Indeksonline/

 

Temat: