16:25 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvndit ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00 dhe në sallën C-301,  transmeton Indeksonline.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit.

    2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor 2018:

    1. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

    2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,

    3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

    3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhe 19 qershor 2018:

    3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministres së Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,

    4. Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,

    5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për

    tatimin në të ardhurat personale,

    6. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për

    tatimin në të ardhurat e korporatave,

    7. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për

    tatimin në vlerën e shtuar,

    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

    9. Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

    10. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të
    Kosovës për vitin 2017,

    11. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin
    2017,

    12. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
    për vitin 2017.

    13. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e
    shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës.

    14. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e

    rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,

    15. Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

    4. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
     

  2. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit,
  3. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për aprovimin e kërkesës së konsorciumit Bechtel & Enka për ndarjen e mjeteve me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për vazhdimin e ndërtimit të rrugës nacionale R6, autorruga “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Han i Elezit, në vlerën prej 53 milionë euro,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,

    5. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për  zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

    5. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.