16:23 / E Hënë, 15 Mars 2021 / AR

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, kjo është arsyeja

Eugen Cakolli nga KDI ka njoftuar se mbledhja e nesërme e Kryesisë së legjislaturës së kaluar, lidhur me përgatitjet për seancën konstitutive, shërben vetëm në aspektin teknik, shkruan Indeksonline.

Cakolli thotë se kjo bëhet për të caktuar rendin e ditës dhe vendet ku do të ulen deputetët, sipas grupeve përkatëse parlamentare.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet në ora 9:00 dhe se tashmë ftesat u janë dërguar anëtarëve të kryesisë së kaluar.

Postimi i plotë:

Mbledhja e nesërme e Kryesisë së legjislaturës së kaluar, lidhur me përgatitjet për seancën konstitutive, shërben vetëm në aspektin teknik, për të caktuar rendin e ditës dhe vendet ku do të ulen deputetët, sipas grupeve përkatëse parlamentare.

Rendi i ditës gjatë seancës konstituive përfshin formimin e komisioneve të përkohshme për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit – që vijnë nga radhët e tri grupeve më të mëdha parlamentare LVV, PDK dhe LDK – si dhe dy nga radhët e komuniteteve – 1 serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë.