12:22 / E Diele, 22 Shtator 2019

Nesër mësimi do të vijojë normalisht në Tiranë dhe në Durrës, Veliaj-Sako: Nuk ka rrezik

Shkollat dhe kopshtet në Tiranë dhe Durrës do të vijojnë normalisht nesër, pasi nuk kanë dëmtime nga tërmeti që ra dje. Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se janë bërë verifikimet dhe të gjitha kanë rezultuar se janë solide.

Kemi bërë një verifikim të gjithë kopshteve dhe shkollave. Të gjitha janë solide. Sot do bëjmë një pastrim që të hënën të vazhdojë mësimi normalisht” tha ai.

Edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Vako u shpreh se nga tërmeti janë dëmtuar 2 shkolla, ’14 Nëntori’ dhe ‘Qemal Mici’, por siguroi që nuk ka probleme serioze për pezullimin e mësimit. ‘Dëmtimi i jashtëm nuk cenon procesin mësimor. Nesër do të jenë gati për mësimin” tha ajo.