11:57 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Nesër natë meçi për shqiptarin në “PFL Europe”, Florim Zendeli synon fitore

Në Ligën Profesional të Luftëtarëve në Europë bën pjesë edhe shqiptari, Florim Zendeli.

Zendeli të enjtën në Paris të Francës do të zhvilloj një meç tejet interesant, ku si kundërshtar do ta ketë polakun, Tomasz Langoëski, shkruan Indeksonline

Zendeli është përgatitur për këtë super meç dhe të gjithë presin fitore nga shqiptari, që synon UFC-n në të ardhmen e afërt.

Kundërshtari i Zendelit, ka fituar gjashtë përballje dhe ka humbur në katër.

Kurse forma e luftëtarit të MMA-s, Zendeli është e jashtëzakonshme, ku ka fituar 7 herë, ka humbur një herë dhe ka barazuar një herë.

Kujtojmë që ky meç zhvillohet në “Accor Arena” në Paris të Francës, me meçet kryesore, Doumbe-Chamsoudinov dhe Abdouraguimov-Grant./Indeksonline/

PFL Europe 1