18:54 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Nesër ndalohet lëvizja e automjeteve në të gjithë Shqipërinë

Policia në Shqipëri ka njoftuar se më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Këto masa janë marrë në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri

Policia e Shtetit kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë këto masa.

Sot në Shqipëri janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus.