18:31 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Nesër në “Breg të Diellit” faza finale e turneut të lagjeve

Është duke vazhduar turneu i lagjeve në kryeqytet, ku nesër do të zhvillohet faza finale në Bregun e Diellit

Kështu ky turne nesër (e diel) me fillim nga ora 21:00, në lagjen Bregu i Diellit tek Banesat e bardha do ta ketë përmbylljen ku do të zhvillohet faza finale e turneut më atraktiv deri me tani në Prishtinë.

Skuadrat që kanë arritur në këtë fazë duke luftuar për titullin kampion të parë të kryeqytetit janë lagjet:

1. Dardania

2. Ulpiana

3. Bregu i Diellit

4. Mati

5. Kolovica

6. Kodra e Trimave

7. Mahalla e Shkrumave

8. Mahlla e Muhaxherëve