13:26 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Nesër në këtë orë, ceremonia e ndarjes së çmimeve për teatër

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit nesër me fillim të orës 11:00 në kabinetin e Ministrit, Kujtim Gashi do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër..

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se “Çmimi për vepër jetësore sivjet do t’i ndahet aktores Myrvete Kurtishi. Çmimi për shfaqjen më të mirë i ndahet Teatrit të Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” për shfaqjen “Armiku i Popullit” e Fatos Berishës.

Çmimi për regjisorin më të mirë Kushtrim Bekteshi për shfaqjen “Ata që ikin””, thuhet në njoftim të MKRS-së./Indeksonline/