11:43 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nesër në orën 10:00 votohet për t’u shpërndarë Kuvendi

Nesër nga ora 10:00 do të fillojë seanca, në të cilën si pikë e rendit të ditës është edhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, që do t’i hapë rrugës shkuarjes në zgjedhje.

Si pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Derisa, shqyrtimi i propozimit të grupit të deputetëve për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë është pikë e dytë e rendit të ditës.

22 gushti u caktua si datë në Kryesi të Kuvendit të Kosovës, derisa, tashmë janë dorëzuar nënshkrimet nga partitë e mëdha për shpërndarje të Kuvendit