18:35 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nesër nis Festa e vjeljes së rrushit “ Hardh Fest 2018”

Me sloganin “Me Pamje Kah Vneshta”, këtë vit mbahet edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis nesër ( e premte ) më 7 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 9 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).

Festivali tashmë tradicional organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

E veçanta e këtij edicioni është ardhja e legjendës së muzikës rock, Kee Marcello, ish anëtar i grupit Europe, i cili me bendin e tij, do të performojë gjatë koncertit të Hardh Fest 2018./Indeksonline/.