12:51 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nesër nis intervistimi i Ali Ahmetit, nga Gjykata Speciale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, do të nisë intervistimin nga Gjykata Speciale nesër, 2 shtator. Intervistimi i tij pritet të bëhet edhe, më 3 shtator.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, që ka thënë se kreu i partisë së tij është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Deklaratat Osmani i ka bërë gjatë pranim dorëzimit të detyrës.

Vetë Ahmeti kohë më parë kishte njoftuar për thirrjen nga Specialja, duke thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht.