12:18 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Nesër organizohet protestë masive në Shkup, ja detajet (Foto)

Për nesër është paralajmëruar një protesë masive në Shkup kundër vendimit për rikualifimin e lëndës në rastin e Almir Aliut nga Kumanova, raporton Indeksonline.

Protesta nën organizim të iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin” janë organizuar disa herë, kurse protesta e nesërme është e katërta me radhë dhe pritet të jetë më masive.

Në ora 13 përpara Qeverisë pritet të nis protesta, kurse me dhjetra organizata përfshirë këtu edhe të rinjët nga Forumit Rinor Shqiptar kanë bërë thirrje të dilet në protestë me qëllim kthimi i drejtësisë në rastin “Almiri”.

Organizatorët bëjnë thirrje të protestohet në mënyrë të qetë dhe dinjitoze pavarsishtë mllefit të shkaktuar tek qytetarët nga ky vendim skandaloz.

“Të vetdijshëm për rritjen e mllefit te qytetarët nga ky vendim i joprofesional, tendencioz dhe i padrejtë i organeve të drejtësisë, apelojmë që në mënyrë të qetë dhe dinjitoze të tubohemi para Qeverisë dhe të përcjellim kërkesat tona për drejtësi”, ka shkruar në Facebook, Anita Latifi, nga iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin”, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, ngjarja tragjike ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 ku i akuzuari Boban Iliq me veturën e tij të tipit “Mercedes C200”, goditi për vdekje vogëlushin Almir Aliu dhe nënën e tij.

Për këtë vepër prokuroria akuzoi Boban Iliq, për shkaktim të aksident trafikut kurse Sedat Aliu, babai i Almirit dhe dy familjarët e tij Sami Demiri dhe Abdulla Aliu akuzohen për dhunë. Jashtë akuzës për dhunë mbeti Bojan Iliq, për të cilin prokuroria tha se ai ka përdorur dhunë në vetëmbrojtje.

Seanca e radhës për rast pritet të vazhdoj më 2 prill, teksa menjëherë pas rikualifikimit të rastit, Boban Iliq që përplasi për vdekje voglushin katër vjeçar tashmë është liruar nga burgu./Indeksonline/