18:50 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

“Almir Aliu”, ekspertët: Dënimi me vetëm 6 vite burg është skandaloz

Një lum reagimesh e kanë shoqëruar pasditen e sotme vendimin e gjykatës së Kumanovës për dënim me vetëm 6 vite burg për të akuzuarin kryesor Boban Iliq në rastin “Almir Aliu”, raporton Indeksonline.

Në një prononcim për portalin Indeksonline, profesoresha universitare Arta Bilalli-Zendeli ka deklaruar se një dënim si ky është i paraparë për veprën aksident rrugorë me pasoje vdekjen, e jo si vrasje me dashje.

“Një dënim i këtillë është në suaza të dënimit të paraparë për veprën “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në trafik” nga neni 300 paragrafi 2 i Kodit penal. Por, çështja komplikohet sepse vepra e Boban Iliq-it ishte vrasje me dashje, e jo aksident rrugor.

Ky gjykim është me shumë lëshime procedurale nga prokuroria publike dhe gjykata kompetente, dhe në raste të tilla, gjithmonë vendimi përfundimtar është i padrejtë. Shkurt: as drejtshmëri e as drejtësi!”, tha Arta Bilalli-Zendeli.

Më tej, ajo shtoi se drejtshmëria është parim i lidhur me “rrugën” apo “hapat” e organeve proceduese – pra sa ato i janë përmbajtur Ligjit të procedurës penale. E që në rastin konkret: fare pak! Bilalli thotë se në këtë rast ka pasur ri-kualifikimi joadekuat, ekspertizë e vonuar, dhe ekspertë të palicensuar.

Rasti është komentuar edhe nga ekspertët e kësaj lëmie, sipas të cilëve, dënimi përpos që është skandaloz është edhe i pakuptimt nga gjykata e cila agresorët i dënon me dënime minimale ose madje i shafjëson tërësisht. Ndryshe, Gjykata Themelore e Kumanovës, sot shqiptoi dënimin për rastin e Almirit të vogël. I akuzuari kryesor në këtë rast Boban Iliq është dënuar me 6 vjet burg, babai i Almir Aliut, Sadat Aliu me 6 muj burg ndërkohë që Sedat Demiri dhe Abdullah Aliu familjar të voglushit me nga 9 muaj burg, nën preteksin se kanë ushtruar dhunë.

Edhe avokati i familjes Aliu ka thënë se problemi i Maqedonisë qendron akoma me ndarjen e drejtësisë, e sidomos kur bëhet fjalë me përkatësinë etnike shqiptare./Indeksonline/