22:37 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Nesër protestë para shkollës “7 Marsi” në Prishtinë në mbështetje të mësueses që u ther me thikë

Më 30 të muajit të kaluar Vlora Paci, mësuese në Shkollë Fillore “7 Marsi” në Prishtinë u ther me thikë nga nëna e një nxënësi. Ngjarja madje ndodhi në prani të nxënësve.

E në shenjë solidarizimi me mësuesen 49 vjeçare, nesër me fillim nga ora 12:30 do të mbahet një protestë.

Kjo është bërë e ditur nga vet stafi i këtij institucioni, ku madje kanë ftuar të  gjithë mësimdhënësit, prindërit, kolegët e shkollave tjera, shoqërinë civile për t’u solidarizuar me kolegen e tyre./Indeksonline/