08:08 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Nesër protestohet kundër politizimit të arsimit në Kosovë

Organizata studentore “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP)” organizon nesër protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë.

Protesta e cila nis në orën 11:00, do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe do të jetë krejtësisht paqësore.

Sipas njoftimit, shkas për këtë protestë është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR.

Përndryshe, Ministria e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, nëpërmjet një komunikate ka garantuar se asnjë studentë nuk do të këtë problem me njohjen e diplomave ndërkombëtarisht apo pranim për regjistrim në Universitetet Evropiane dhe se ato do të trajtohen ashtu siç janë trajtuar deri më tash.