75 Mall Live Search
21:37 / E Enjte, 21 Maj 2026 / Z S

Nesër protestohet në Prishtinë për ndalimin e shërbimeve ndërtimore në Rugovë

Nesër, më 22 maj, në orën 12:00, do të mbahet një protestë në Prishtinë, përpara Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kundër vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Protesta do të mbahet në sloganin “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”

Protestuesit ftohen të marrin pjesë në mënyrë paqësore dhe dinjitoze për të mbrojtur të drejtat e banorëve./Indeksonline/