10:40 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / OSH

Nesër seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pritet votimi i buxhetit për vitin e ardhshëm

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.

Kjo seancë e jashtëzakonshme do të mbahet për dy çështje, transmeton Indeksonline.

Kuvendi i Kosovës nesër në rend të ditës do të ketë vetëm dy pika: Votimi i projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 dhe Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Tashmë kundër votimit të buxhetit ka dal Lëvizja Vetëvendosje, e cila e sheh Qeverinë Hoti si të paligjshme pas vendimit të Gjykatë Kushtetuese.

Seanca do të mbahet në ora 11:00./Indeksonline/