16:15 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Nesër seanca e Kuvendit, formohet komisioni për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb

Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër do të mbaj seancën e radhës plenare.

Në këtë seancë me shtatë pika të rendit të ditës është paraparë edhe formimi i komisionit për krijimin e tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i plotë i Kuvendit:

Rendi i ditës: 

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,

Caktimi i Ditës së Gjenocidit. /Indeksonline/