75 Mall Live Search
16:08 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nesër seanca e Kuvendit, në rend dite interpelanca e Haradinajt për 53 milionët

Kuvendi i Kosovës do të mbaj nesër punimet e seancës së radhës plenare nga ora 10.

Në këtë seancë, sipas njoftimit, janë 20 pika të rendit të ditës, transmeton Indeksonline.

Rendi i ditës:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe  GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbime postare,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
  12.  Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit Nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
  13. Shqyrtimi i dytë i  Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  14. Propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
  16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017m
  17. Shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit (afatit) të këtij Komisioni,
  18. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
  19. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  20. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare. /Indeksonline/