12:04 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës

Me fillim nga ora 10:00 nesër mbahet seanca plenare e Kosovës së Kosovës.

Në seancën e nesërme do të bëhet shqyrtimi i katër pikave të rendit të ditës, transmeton Indeksonline.

R e n d i  i  d i t ë s

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,​

Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.