75 Mall Live Search
16:32 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nesër seanca për buxhetin

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të rregullt ku në mesin e pikave që do të shqyrtohet projektligji për buxhetin e Kosovës.

Seanca do të fillojë në orën 10:00. Këto janë 11 pikat që do të diskutohen nesër

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,
  8. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
  9. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
  10. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.