17:55 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nesër seanca për deputetët e VV-së, Kadri Veseli i ftuar si dëshmitar

Të enjten, në ora 9:00, është paraparë të mbahet seanca e radhës gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, ndaj katër deputetëve të VV’së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli. Në këtë seancë është thirrur si dëshmitarë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Nesër në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë gjyqi ndaj katër deputetëve të VV-së të akuzuar për përdorim të gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e punës zyrtare.

Seanca është caktuar të nisë në ora 09:00.