20:56 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Nesër vëmendja tek superderbi botëror, sot vëmendja tek “çmenduria” e tifozëve turq (Video)

Galatasaray-Fenerbahce do të jetë superndeshja e futbollit botërorë që do të ketë vëmendjen e adhuruesve të këtij sporti. Dy gjigantët e futbollit turk përballen në “Sukru Saracoglu” duke filluar nga ora 17:00.

Se kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për tifozët e dy skuadrave, tregon përgatitja madhështore para derbit.

Stadiumi i Gallatës sot është mbushur me mijëra tifozë të cilët krijuan atmosferë madhështore në stërvitje.

Sikur të ishte një finale futbolli, tifozët e Galatasarayt krijuan atmosferë të rrallë për të motivuar lojtarët para derbit të nesërm./Indeksonline/