21:44 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Nesër Vetëvendosje zgjedh të parin e saj

Nesër do të mbahen zgjedhjet e brendshme në partinë Vetëvendosje.

E Albin Kurti është kandidati i vetëm në garë për kryetar të VV-së, pasi asnjë anëtar tjetër nuk është paraqitur për këtë pozitë, shkruan Indeksonline.
Këto zgjedhje për herë të parë në VV po shoqërohen me dorëheqje, kritika e pakënaqësi mes anëtarëve të kësaj partie.

Shumë prej anëtarëve e deputetë të kësaj partie kanë dhënë dorëheqje duke filluar nga Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Shqipe Pantina, Qendron Kastrati, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bujupi, Shkodran Hoti, e shumë anëtar të tjerë. E gjitha kjo nisi për shkak të disa mesazheve të publikura në media të cilat shpërfaqen problemet në parti.

Aktivistët e kësaj partie kanë njoftuar se nesër në Vushtrri procesi zgjedhor mbahet në 9 qendra të votimit duke filluar nga ora 10:00./Indeksonline/

Të gjitha vendvotimet do të hapen nga ora 10:00 – 19:00.

Votimet do të mbahen në vendvotimet si në vijim:

Në Qendrën e votimit :

Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri votojnë pikat:

Kalaja I
Kalaja II
Kalaja III
Kalaja IV
Dardania I
Dardania II
Dardania III
Mustafë Venhari
Begaj

——————————-
Shkolla e fshatit “Akrashticë”, votojnë pikat:

Akrashticë
Dolak
Pantinë
Ashlan
Shtitaricë
——————————
Shkolla “Emin Duraku”- Navolan, votojnë pikat:

Navolan
Bukosh
Bruznik
Kollë
Vërnice

—————————–
Shkolla Fillore “Martirët” Reznik, votojnë pikat:

Reznik
Druar
Mihaliq
—————————–
Shkolla Fillore “Liria” Stroc, votojnë pikat:

Stroc
Bivolak
Gllovotin
Zhilivodë
Beçuk
—————————
Shkolla e fshatit “Nadakoc”, votojnë pikat:

Sfaraqak
Nadakovc
Mavriq
Pestovë
—————————
Shkolla Fillore “Rilindja”, Maxhunaj, votojnë pikat:

Maxhunaj
Samadrexhë
Dumnicë
Vilanc
Ropicë
Ceceli
————————-
Shkolla Fillore “Migjeni” Stanoc i Epërm, votojnë pikat:

Stanoc i epërm
Stanoc i poshtëm
Lum i madh
Gracë
————————-
Shkolla Fillore “Enver Hadri” Smrekonicë, votojnë pikat:

Smrekonicë
Dobërllukë
Pasomë
Banjskë