12:18 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nesër zhvillohet aksioni në Deçan për të mbledhur ndihma për Erion Haxhnikajn

Kryetar i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi  ka lajmëruar se në këtë komunë nesër do të zhvillohet një aksion për mbledhjen e ndihmave për shërimin e Erion Haxhnikaj.

Erion Haxhnikaj është diagnostikuar me leukemi akute, transmeton Indeksonline.

Image may contain: 1 person, text

Aksioni për mbledhjen e ndihmave fillon nga ora 08:30 tek komuna.

Transfere nga Kosova: 1706003029718334

Transfere nga jashtë: Xk051706003029718334

“I shtyrë nga kerkesat e shumta që më janë adresuar, për rastin që na ka shqetësuar të gjithëve lidhur me gjendjen shëndetsore të Erion Haxhnikaj. Ju ftoj, që nesër në ora 08:30, të takohemi në komunë, për të organizuar mbledhjen e ndihmës së nevojshme për shërimin e Erionit. Krenar, që ky qytet ka njerëz vullnet mirë. Erioni do e fitoj këtë betejë.”, ka shkruar Ramosaj në postimi e tij./Indeksonline/