23:05 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Nesta bëhet trajner i skuadrës italiane

Ish mbrojtësi i madh italian i Milanit, Alessandro Nesta është gati për të nisur një aventurë si trajner në Serinë B. Nga pasditja e sotme, atij i është besuar stoli i Perugias, skuadër që ka siguruar pjesëmarrjen në Play Off-in për t’u ngjitur në Serinë A.

Nesta do të zëvendësojë në pankinë Roberto Breda-n, që u shkarkua pas barazimit me Novarën, sfidë të cilën ish mbrojtësi i Milanit dhe Lazios e ndoqi nga tribuna.

Si mbrojtës Nesta ka regjistruar arritje të jashtëzakonshme, ndërsa si trajner ka vetëm një eksperiencë të shkurtër te Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithsesi kjo është një mundësi e artë për të, që në fillim të aventurës së trajningut në atdheun e tij, të ngjitë Perugian në Serinë A. /IndeksOnline/

Temat: