23:56 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nesta e nis me barazim “aventurën” si trajner në Itali

Perugia e drejtuar nga Alessandro Nesta ka barazuar në ndeshjen e parë të Serie B.

Ata barazuan 1-1 si mysafir i Brescias në “Mario Rigamnoti”, shkruan indeksonline.

Nesta siguroi një pikë falë një penalltie në minutat shtesë të ndeshjes.

Ish-mbrojtësi i Milanit mori drejtimin e skuadrës këtë verë pas një aventure që pati në Miami të SHBA. /IndeksOnline/

Temat: