23:52 / E Premte, 12 Janar 2024 / MSH

Netanyahu: Do të dërgojmë ilaçe për pengjet në Gaza

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu theksoi se një marrëveshje e re do të lejojë dërgimin e barnave për pengjet izraelitë që mbahen nga Hamasi në Gaza. Kjo vjen pasi disa familje të pengjeve vizituan Katarin dhe u thanë ndërmjetësuesve se ata kishin nevojë për ilaçe të rëndësishme me recetë, raporton CBS News.

Dërgesat nuk kanë filluar ende dhe nuk është e qartë se si do të transportohen ilaçet. Izraeli beson se ka rreth 105 pengje ende të gjallë në Gaza. Rreth 240 njerëz u zunë rob në sulmet e Hamasit të 7 tetorit, por 105 u liruan më vonë gjatë një armëpushimi 6-ditor në fund të nëntorit, dhe të paktën 25 besohet të jenë të vdekur.

Si Hamasi ashtu edhe Izraeli kanë treguar gatishmëri për të lejuar që ilaçet të arrijnë pengjet, raporton CBS Neës, duke cituar një burim diplomatik. Ndërmjetësuesit po punojnë me të dy palët dhe me OJQ-të ndërkombëtare për të kuptuar se cilat medikamente nevojiten, sa dhe si mund të shpërndahen, shton burimi.

Sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit izraelit të premten, ilaçet do të dorëzohen në ditët në vijim.
Një zyrtar palestinez i tha BBC-së se kishte pasur diskutime për sjelljen e ndihmës mjekësore në Gaza, një pjesë e së cilës mbulonte “nevojat e pengjeve izraelite në Gaza”.