11:42 / E Diele, 08 Tetor 2023 / LB

Netanyahu mban një takim të sigurisë me zyrtarë të lartë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po mban një takim për vlerësimin e sigurisë në selinë ushtarake në Tel Aviv, sipas mediave lokale.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe Herzi Halevi, shefi i shtabit të ushtrisë, po marrin pjesë në takim mes zyrtarëve të tjerë të lartë, thanë mediat.

Nga luftimet numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në 313, prej tyre deri më tani raportohen se 20 janë fëmijë.

Ndërsa numri i izraelitëve të vrarëve është 300, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Të plagosur mbetën 2000 palestinezë, ndërsa 120 prej tyre janë të mitur.

Kurse, në Izrael 2 mijë persona po trajtohen në spitale, 19 prej tyre janë në gjendje kritike, raporton BBC.