14:52 / E Diele, 22 Tetor 2023 / LB

Netanyahu paralajmëron Libanin: Nëse Hezbollah hyn në luftë do t’ju shkatërrojmë

Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Hezbollah të dielën kundër hapjes së një fronti të dytë lufte me Izraelin, duke thënë se kjo do të sillte reagimin izraelit e përmasave “të paimagjinueshme” që do të shkaktonin shkatërrim në Liban.

“Nuk mund t’ju them tani nëse Hezbollahu do të vendosë të hyjë plotësisht në luftë, por nëse ndodh, do ta shkatërrojmë,” citohet të ketë thënë Netanyahu.

Ai tha se konflikti është “kompromis ose vdis” për Izraelin.