75 Mall Live Search
20:07 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes: Kishte një krizë besimi!

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Ky vendim vjen 14 muaj pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme të shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Netanyahu tha se një “krizë besimi” ishte zhvilluar mes tij dhe Gallant. Ai tha se kishte pasur shumë boshllëqe mes tyre lidhur me menaxhimin e luftërave të Izraelit.

Të dy kanë qenë shpesh në mosmarrëveshje për trajtimin e luftës së Gazës.

Një përpjekje e mëparshme për të shkarkuar Gallant në mars të vitit të kaluar çoi në protesta të përhapura në rrugë kundër Netanyahut.

Ndërkohë, Netanyahu ka emëruar dhe Gideon Saar në postin e ministrit të Jashtëm.