19:41 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Netanyahu thirrje civilëve palestinezë: Largohuni nga veriu i Gazës, ne nuk do të ndalemi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duke folur me ushtarët, u bëri thirrje përsëri civilëve palestinezë që të largohen nga veriu i Gazës – një thirrje që grupet humanitare kanë thënë vazhdimisht se nuk është realiste.

“Asgjë nuk do të na ndalojë,” tha Netanyahu, shkruan Al Jazeera.

“U bëj thirrje të pa përfshirëve: Dilni jashtë. Dilni, lëvizni në jug, sepse ne nuk do të ndalemi në aktivitetin tonë për të eliminuar terroristët e Hamasit”, tha Netanyahu.

“Ne do të ecim përpara. Ne do të përparojmë dhe do të fitojmë dhe do ta bëjmë këtë me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e luftëtarëve tanë heroikë.”, shtoi kryeministri i Izraelit./abcnews.al