23:52 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / V R

Netflix largon nga transmetimi disa filma dhe seriale, fansat mbesin të dëshpëruar

Çdo muaj, Netflix heq një mori titujsh nga shërbimi streaming sa herë që skadon marrëveshja e licencimit… dhe ka shumë filma dhe shfaqje të shkëlqyera televizive që do të largohen në dhjetor 2020.

Një serial që duket se po shkakton trishtimin më të madh në mes adhuruesve të Netflix është Gossip Girl.

Seriali i dashur The CW do të largohet nga Netflix më 31 dhjetor, por shfaqja ka të ngjarë të ketë një shtëpi tjetër shumë shpejt. Seriali po shkon në HBO Max vitin e ardhshëm, kështu që ka të ngjarë që seria origjinale të përfundojë edhe atje. Disa po spekulojnë që shfaqja mund të shkojë në markën e re të CBS All Access, Paramount +, e cila fillon në 2021.

Disa filma që do të largohen nga transmetuesi përfshijnë Heartbreakers , Dr. Seuss ‘The Grinch , Spider-Man: Into the Spider-Verse , An Education , the Back to the Future , ekskluzivitetin e Indiana Jones , The Notebook , dhe shumë më tepër./Indeksonline/