12:01 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Neuer shokon Bayern Munichun

Manuel Neuer mund të mungoj më gjatë sesa pritej

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer ka zbuluar se do të mungoj më shumë sesa pritej. Ai ka bërë të ditur se do të mbetet jashtë fushës së gjelbër të paktën gjashtë muaj.

“Plaga duhet të qëndrojë e pastër dhe të shërohet vetvetiu. Pastaj bëhet shërimi brenda këmbës, që mund të zgjasë gjysmë viti”, ka deklaruar Neuer për për FCBayern.tv, përcjell Express.

Neuer do të humbë pjesën më të madhe të sezonit me Bayern Munichun, por pritet të jetë gati për Botërorin “Rusia 2018”. /Express