12:41 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Neuer shprehet se është i gatshëm të luaj kundër Liverpoolit

Portieri legjendar i Bayern Munchen, Manuel Neuer ka pasur një problem në gishtin e madh të njërës dorë, dhe për shkak të lëndimit të tij ai nuk u ftua në ndeshjen kundër Schalkes që përfundoi me fitore për Bayern Munchen me rezultat prej 3-1.

Në Fitoren kundër Schalkes ishte Sven Ulreich ai që e mbrojti portën e bavarezëve për shkak të mungesës së Neuer, shkruan Indeksonline.

Neuer kishte biseduar me gazetarin e “ESPN” Raphael Honigstein për ndeshjen e ardhshme në ligën e kampionëve kundër Liverpool, duke shprehur se dëshiron që të jetë i gatshëm që të luaj në Anfield.

“Jam mirë, nuk është diqka e keqe, unë mendoj se stafi ynë mjeksorë do të më testojë dhe nëse gjdo gjë është mirë në trajnim, unë do të luaj”

“Kjo është loja e parë për mua në Anfield, unë pres që të luaj atje, ne kemi dëgjuar shumë për atmosferën në stadium , kushdo që shikon futbollin e di se është e veqantë, dhe un mendoj se do të jenë dy lojëra të mëdha”, u shpreh Neuer për “ESPN”./Indeksonline/