09:17 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / S Z

Neurokirurgjia rrit vëllimin e punës, 596 operacione gjatë vitit 2022

Klinika e Neurokirurgjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2022 ka rritur dukshëm vëllimin e punës.

Sipas raportit të punës për vitin 2022, janë kryer 100 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2021, kurse mbi 200 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2020.

Në vitin 2022 janë kryer 596 operacione, në vitin 2021 janë kryer 499 operacione dhe në vitin 2020 janë kryer 382 operacione.

Rritje e vëllimit të punës është vërejtur edhe në ambulancat specialistike të kësaj klinike.

Sa i përket operacioneve, vërehet rritje e numrit të operacioneve trajtimit të Hernive Lumbo-Sacrale./IndeksOnline/