13:25 / E Diele, 29 Gusht 2021 / OSH

Neville: Man Utd përfundon në pozitën e tretë, Ronaldo s’i bën ata ekip më të mirë se Chelsea e Man City

Legjenda e klubit të Manchester United, Gary Neville ka ardhur me një parashikim të papritur në lidhje me rënditjen e Premier Ligës.

Ai beson se Manchester United do të përfundoj në pozitën e tretë, përkundër që Ronaldo ka nënshkruar me ta, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Ronaldo nuk i bën ata ekip më të mirë se sa Manchester City dhe Chelsea.

“Po të ishte për vitet e kaluara, une do të kishta thënë se Manchester United e fiton Premier Ligën edhe atë me 10 pikë diferencë. Por Premier Liga këtë sezon është shumë e fortë”, u shprehë ai fillimisht.

“Të hënën mbrëma unë parashikova që Manchester United do të përfundoj në pozitën e tretë. Mancheste City në pozitën e parë dhe Chelsea në të dytë. Transferimi i Ronaldos nuk i bën ata ekip më të mirë se Chelsea që ishin fitues të Ligës së Kampionëve apo Manchester City që fituan ligën me 20 pikë diferencë”, u shprehë Neville në Sky Sports./Indeksonline/