08:39 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Neville për Superligën Evropiane: Zbritni pikët, gjobitini rëndë dhe sanskiononi këto klube

Janë konfirmuar edhe 12 klubet pjesëmarrëse në Superligën e Evropës.

Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY, shkruan IndeksOnline

Klube si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

Për themelimin e kësaj Lige ka reaguar edhe legjenda e Man United, Gary Neville i cili është kundër dhe kërkon nga UEFA e FIFA që këto klube pjesëmarrëse të gjobiten e dënohen rëndë.

“Këta njerëz mendojnë se ata mund të marrin 300 milionë më shumë çdo sezon sesa skuadrat e tjera dhe pastaj të rikthehen të shtunën dhe të luajnë me skuadra normale në Premierligë. Zbritni pikët, gjobitini rëndë dhe sanskiononi këto klube. Shpresoj se ata nuk kanë blerë disa nga 14 klubet e tjera”, deklaroi Neville.