12:05 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / L K

Newcastle ka bërë zbulimin e fundit, njihuni me 17 vjeçarin që mund të jetë edhe më i mirë se Bellingham

Newcastle United ka bërë një nga zbulimet më të mëdha të këtij edicioni. Lewis Miley ka 17 vjeç e 207 ditë dhe në katër ndeshjet e fundit ka qenë startues te Manchester United.

Talenti anglez është i gjatë plot 189 centimetra dhe ka një vizion të paparë në mesfushë.

“Është çmenduri të mendosh se shokët e saj të klasës janë në shkollë dhe Miley po luan Champions League kundër Mbappé” ka thënë Shay Given për të.

“Miley duket si një ‘fëmijë’, por duket se ka vite më shumë për mënyrën se sa pjekur luan” ka thënë Shearer.

Miley tani është bërë debutuesi më i ri në histori të Newcastle në Premierligë dhe Champions League.

“Ai mund të arrijë majën. Duket sikur ka luajtur 400 ndeshje, jo katër,” ka qenë vlerësimi i Trippier për bashkëlojtarin.

Edhe Lineker beson se anglezi do të jetë e ardhmja e futbollit anglez. Analistët mendojnë se ai mund të jetë edhe më i mirë se Bellingham./Indeksonline/