Newcastle kërkon futbollistin e Kosovës
Skuadra angleze, Newcastle janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Kosovës, Valon Berisha.
Sipas mediave atje, skuadra angleze dëshiron ta transferoj nga Red Bull Salzburg 24 vjeçarin gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Valon Berisha ka zhvilluar 145 ndeshje me kampionët e Austrisë ku ka shënuar 27 gola. /IndeksOnline/