19:47 / E Enjte, 27 Janar 2022 / LB

Newcastle United e gatshme të ofrojë 70 milionë euro për yllin e Napolit

Newcastle është gati të bëjë një lëvizje të madhe në merkato.

Pasi nuk arritën të bënin shumë për serbin Dushan Vlahoviç, sheikët janë gati të negociojnë me sulmuesin e Napolit, Viktor Osimhen.

Nigeriani ishte nën radarët e Liverpul përpara se ai të shkonte drejt Napolit. Tani duket se radarët nga Premier liga janë ndezur sërish, me Newcastle që është gati të paguajë për lojtarin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, De Laurentis nuk do ta lë sulmuesin të largohet për më pak se 70 milionë euro, por për Newcastle paratë nuk duken se janë më problem.