Nexhmije Pagarusha e emocionuar nga urimet: Jam pafundësisht mirënjohëse! (Video)
Urime të shumta në 85 vjetorin e lindjes ka pranuar sot Bilbili i Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Personalitete të shquara të vendit kanë uruar atë përmes rrjeteve sociale, teksa kanë vlerësuar opusin e saj krijues.Madje ajo në këtë përvjetor atë e nderoi me mirënjohje edhe presidenti amerikan, Donald Trump, shkruan Indeksonline.
Mirënjohëse dhe e lumtur shprehet të jetë këngëtarja për nderin dhe urimet që ka marrë.
Gëzimin e ka shprehur edhe përmes disa fjalëve të postuara në llogarinë e saj Facebook, madje ajo ia ka bashkangjitur edhe një video.
Ky është postimi i saj:
“Kurre s’kam menduar qe do te vije ky moment kaq i rendesishem per mua, kaq i dashur. Keto jane momente qe njeriu nuk mundet me i tregu, vetem shpirti e din sa cka kam perjetuar une keto dite. Jam shume e lumtur.”
Ju falenderoj nga zemra per te gjitha urimet qe me keni dhuruar dhe vazhdoni te mi dhuroni. Jam pafundesisht mirenjohese per dashurine e dhene!