08:47 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Neymar dhe Modric i bëjnë nga një super dhuratë njëri-tjetrit (Video)

Brazili dhe Kroacia gjatë ditës së djeshme zhvilluan një ndeshje miqësore në Anfield të Liverpoolit.

Skuadra nga Amerika Latine triumfoi me rezultat 2-0 me golat e Neymar dhe Coutinhos, shkruan indeksonline.

Ylli i PSG-së shënoi që në ndeshjen e parë pasi u kthye nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për më shumë se tre muaj.

Pas ndeshjes ai u takua me Modric duke i dhënë njëri tjetrit fanellën me firmat e tyre.

Kujtojmë se Neymar është i përfolur për një transferim te Real dhe nëse ndodh atëherë do të mund të bashkohen me Modric. /IndeksOnline/

Temat: