21:07 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Neymar i jep fitoren PSG-së

Paris Saint Germain vijon i pandalshëm rrugëtimin drejt titullit kampion në Ligue 1. Skuadra që drejtohet nga Unai Emery u mjaftua me një fitore minimale në fushën e Toulouse, ku u shfaq vendimtar me finalizimin e tij Neymar Junior.

“Ylli” brazialin u shërbye nga krahun e majtë të sulmit nga argjentinasi Di Maria me një top të gjatë dhe pasi shmangu me disa lëvizje turbulluese mbrojtësin kundërshtar, në rrëzim e sipër e dërgoi topin në rrjetë. Me këtë sukses parizienët shkojnë në kuotën e 65 pikëve pas 25 ndeshjesh dhe e çojnë në 13 pikë diferencën me Olimpique Marseille, që mban vendin e dytë.