16:47 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Neymar mendon Barcelonën, PSG kërkon 300 milionë euro

Rikthimi i Neymar tek Barcelona nuk është utopi. Mediat spanjolle bëjnë me dije se klubi “blaugrana” i ka hapur dritën jeshile rikthimit të brazilianit.

Edhe një pjesë e futbollistëve gjithashtu kanë kontaktuar Neymar duke e ftuar atë që t’i shkojë deri në fund këtij operacioni. Paris Saint Germain nuk do të jetë pengesë për largimin e tij, por francezët nuk kanë ndërmend të pranojnë oferta më të ulëta se 300 milionë euro.

Për këtë, Barcelona do të duhet patjetër të përfshijë futbollistë në marrëveshje, ndërkohë që në garë është edhe Reali i Madridit që ka bërë ofertën e parë zyrtare, 130 milionë euro dhe një mes James Rodriguez apo Gareth Bale.