09:37 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Neymar në telashe, godet tifozin me grusht

PSG humbi në finale të Kupës së Francës kundër Rennes pas ekzekutimit të penalltive.

Braziliani Neymar gjersa po shkonte së bashku me shokët për të marrë medaljet, e qëlloi një tifoz i cili po xhironte me telefon.

Sulmuesi i PSG-së pritet të largohet këtë verë nga kryeqyteti francez, megjithatë për këtë incident fillimisht mund të dënohet nga Federata e Futbollit të Francës. /Indeksonline/