17:01 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Neymar nuk mund t’i mbaj lotët, befasohet nga ajo që sheh (Video)

Neymar ka arritur të shërohet në kohë për Kupën e Botës pas lëndimit që e mbajti jashtë fushave për më shumë se dy muaj.

Braziliani gjatë kohës së rikuperimit ka qëndruar në Brazil së bashku me familjen e tij, shkruan indeksonline.

Ai është emocionuar shumë në një rast kur një televizion i ka bërë një befasi.

Ata i kanë bërë një kopje të shtëpisë ku është rritur si dhe të dhomës së tij të fëmijërisë.

Sulmuesi i PSG-së nuk ka mundur t’i mbaj lotët derisa kontrollonte shtëpinë.

Ishte një mbrëmje plot emocione , në të cilën programi gjithashtu kishte prindërit e Neymar dhe motrën e tij, Rafaella. Të tre nxituan për të ngushëlluar lojtarin, por nuk mund të shmangnin lotët për të kujtuar disa prej vështirësive me të cilat është rritur. /IndeksOnline/