19:20 / E Martë, 27 Prill 2021 / A. A

Neymar paralajmëron zgjatjen e kontratës me PSG: Ndihem vërtetë i lumtur këtu

Neymar pritet t’ia përkushtojë të ardhmen ekipit francez Paris Saint Germain.

Sulmuesi ka kontratë valide me parisienët deri në fund të këtij sezoni, por ai ka paralajmëruar mundësinë që së shpejti ta vazhdojë kontratën.

“Kontrata ime? Gjithçka pothuajse është zgjidhur. E dini, jemi në diskutime me PSG. Ne nuk po nxitojmë, ndihem rehat, ndihem vërtetë i lumtur këtu” deklaroi Neymar.

Braziliani ishte tranferuar në Paris nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro.

/Indeksonline/