19:31 / E Hënë, 17 Shkurt 2020

Neymar rikthehet në momentin e duhur nga lëndimi, do të luaj kundër Dortmundit

Trajneri i Paris Saint-Germain ka treguar që Neymar do të luaj në ndeshjen e Champions Legue, kundër Dortmundit, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet nesër.

Neymar nuk ka luajtur me skuadrën që nga 1 shkurti mirëpo siç duket ka arritur rikuperimin e plotë.

Tuchel tha “Neymar me siguri do të luajë nesër”.

Po ashtu trajneri ju gëzua rikthimit të tij duke thënë “Padyshim që ndryshon shumë. Ai ka aftësinë të prodhoj gjëra vendimtare”.

Neymar deri më tani në këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 10 asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon./Indeksonline/.